Kim Jong-nam u vra me armën më e fortë kimike që ekziston

Kim Jong-nam, gjysmëvëllai i liderit të Koresë Veriore, është vrarë nga një substancë helmuese me efektivitet jashtëzakonisht të lartë, njofton shteti i Malajzisë.

Kim vdiq javën e kaluar pasi dy femra e helmuan atë në aeroportin e Kuala Lumpurit, derisa ishte tek peroni duke u përgatitur për fluturim.

Sipas raportit toksikologjik nga organet e Malajzisë Jong-nam është sulmuar me VX – një substancë tepër helmuese, e cila është e klasifikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si armë e shkatërrimit në mas.

Këtë vrasje thuhet se e ka organizuar vet Koreja e Veriut, por që kjo është mohuar forcërisht nga ata.

Shefi i policisë së Malajzisë, duke shpalosur raportin, ka thënë se substanca është hetuar tek sytë dhe në lëkurën e viktimës.

Por, çfarë është VX?

Arma më e fortë kimike e njohur, është e pastër, pangjyrë, e lëngshme, pa shije dhe pa erë.

Funksionon duke provokuar impulset e nervave – një dozë mund të vrasë për disa minuta.

Mund të përdorët si sprej, në formë të avullit, apo në forma të tjera.

VX mund të infektohet në trup, përmes inhalimit, kontaktit me lëkurën dhe kontaktit me sy.

Emri zyrtar i VX është S-2 Diisoprophylaminoethyl methylphosphonothiolate – dhe është e ndalur si substancë qysh nga viti 1993

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme