Publicisti Kim Mehmeti është njëri nga reaguesit e shumët që është deklaruar në lidhje me publikimin e fotografive të profetit Muhamed nga Ambasadori i Kosovës në Francë, Qendrim Gashi.
Mehmeti ka thënë se Gashi po si disa të tjerë nuk janë të denjë të përfaqësojnë një kopsht zoologjik e jo më një shtet.
“Një ndër arsyet pse Kosova nuk ia del të konsolidohet si shtet është se ajo ka përfaqësues diplomatik të racës së ambasadorit të saj në Paris, të cilët tallen dhe i përbuzin ndjenjat fetare të popullit që përfaqësojnë, të popullit të vet që u siguron pagë të majme e jetë luksoze.
Tutje ai e ka quajtur edhe monstër.
“Monstra të atilla, të papërgjegjshme e të padenja për ta përfaqësuar as familje e vet, pra diplomat që nuk e kanë kuptuar se atje ku je e përfaqëson popullin dhe shtetin tënd, e jo vendin nikoqir, nuk janë të denjë për ta përfaqësuar një kopsht zoologjik, e jo më një popull e një shtet.
Në fund të reagimit të tij, Mehmetaj ka shkruar se ndoshta ka ardhur koha ku duhet ta pranojmë se askush nuk ka përçau e nuk na talli se sa vet qarqet shqiptare.
Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook:
© SYRI.net