Kim Mehmeti: Do ngre aktpadi për shpifje kundër gazetës ‘Tema’

Shkrimtari Kim Mehmeti paralajmëron aktpadi kundër gazetës Tema për shpifje. Sipas tij. kjo gazetë, çka nuk ka thënë e shkruar për të, por kësaj radhe i ka tejkaluar gjithë kufijtë, duke shpifur se ai i ka ofenduar të gjithë votuesit e Edi Ramës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë që Kim Mehmeti ka  publikuar në FB e vet..

“Një portal (gazetë) nga Tirana që merret me ‘Tema’ të mëdha në mbrojtje të shqiptarisë, çka nuk ka shkruar për mua: se jam terrorist islamik, se jam ideologu i ISI-sit, se…., se….

Por kurrë nuk jam marrë me të sepse kryesisht kanë qenë ofendime personale, sepse e kam ditur se të merresh me këtë gazetë është njësoj si të hapësh kapakun e gropës septike, ku zbrazen ujërat e zeza të ‘gazetarisë’ që është vënë në mbroje të ‘Rilindjes’.

Pastaj  e kam ditur  se nuk mund të depërtojë asgjë njerëzore te ‘Imerat”, truri i të cilëve mund të trillojë edhe monstruozitete të përmasave se gjyshi është baba i nipit?!

Por kësaj radhe, ky portal ka bërë mëkatin që nuk falet: më përdor mua për të lënduar e ofenduar një pjesë të popullit tim, duke më vënë në gojë thënie që mbase donë t’i thonë vetë drejtuesit e kësaj gazete.

Andaj e kam autorizuar avokatin tim në Tiranë që të ngre aktpadi kundër kësaj gazete, për shpifje.” – shkruan Kim Mehmeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme