Sot ka filuar konstituimi i Paramentit të Maqedonisë, ndërkohë shkrimtari Kim Mehmeti përmes një statusi të tij në rrjetin social në FB ka thënë se edhe LSDM preferon vasalët shqiptarë që i shfrytëzonte VMRO-ja.
Më poshtë e gjeni statusin e plotë të Mehmetit:
“Ju kujtohet: deri dje, sa herë që e kritikonim regjimin DPMN-BDI, drejtuesit e BDI’së na akuzonin se jemi spiunë dhe bashkëpunëtorë të partisë opozitare maqedonase, LSDM’së! E sot, kur themi se edhe për LSDM’në maqedonase, më të përdorshëm janë vasalët e komprometuar shqiptarë – të cilët ajo do i ‘mbrojë’ dhe do i përdorë njësoj si edhe sunduesi i deridjeshëm – po ata drejtues të BDI’së, na thonë se jemi bashkëpunëtorë të DPMNE’së?! Dhe këtë e thonë ata që u ndodhi ‘Sopoti’, ‘Brodeci’, ‘Monstra’, likuidimi i Harun Aliut me shokët, rasti i Kumanovës, projekti ‘Shkupi 2014’…, ata që sikur të kishin sadopak turp e ndërgjegje, do duhej të fshiheshin nga populli i vet! Por siç duket, kështu e ka kjo jetë: ngado që ta pështysh, kotë e ke, sepse dyfytyrëshi ta kthen fytyrën tjetër!”