Kim Mehmeti – Edi Ramës: Nuk është karvan lukunia e hienave!

Duke komentuar situatën nëpër “Shqipëritë’tona – siç i quan ai trevat shqiptare – shkrimtari Kim Mehmeti pohon se ato janë bërë thuajse të pabanueshme për rininë tonë. Sipas tij, Shqipëria është ‘kanabizuar’, Kosova i ngjanë një stacion ku të rinjtë presin të shpërngulen në Perëndim, ndërkaq shqiptarët e Maqedonisë ndjehen  si qiraxhinj në shtëpi të vet!  Kim Mehmeti nuk ka lënë pa komentuar as thënien e Kryeministrit Rama, drejtuar kritikëve të vet se, ‘ karvani do të shkojë përpara, sado që të lehin qentë’, duke thënë se nuk mund të jetë karvan tufa e hienave. Më poshtë ua përcjellim postimin e plotë të shkrimtarit Kim Mehmeti, të publikuar në faqen e tij të FB.
“Po, Shqipëria ka filluar t’i ngjajë  një plantashi të kanabisit, që  mbijeton nga paratë e drogës, Kosova është bërë vend ku të rinjtë presin radhë për të shtegtuar  në Perëndim dhe ushqehet me paratë e mërgatës, shqiptarët e Maqedonisë vazhdojnë të hanë bukën e vet, si me qenë në shtëpi të huaj! Por megjithatë, ka diçka që i bënë të njëjta të gjitha ‘Shipëritë’ tona: partitë politike në to janë shndërruar kryesisht në strehimore për të paaftët dhe ngjajnë në ‘kompani’ private të krye hajdutëve dhe kryebanditëve që i drejtojnë ato! Kuptohet,  gjitha këto vlerësime e kritika, Kryeministri i Shqipërisë do i komentonte me thënien:  karvani do të shkojë përpara, sado të lehin qentë! Sikur të mos e kishte ndje veten si kalorës, kritikët e tij si qen, e popullin si deve, ai që moti do e kuptonte se, nuk quhet karvan tufa e hienave!”/Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme