Kim Mehmeti: EVN-ja, si bandë që i reketon qytetarët?!

                  Me 16.03.2023 Gjykata Themelore Civile (ZVPP2-51/23) më lajmëron për propozimin e EVN-së që kundër meje të ndërmerret masa ndales e përkohshme në shumë prej 40.000,00 den.
                   Arsyetimi është se me date 23.02.2023 (në proces verbal është shënuar data 28.02.2023 – muaji është i paqartë ndoshta pse nga ngutja fillimisht është shënuar muaji mars e pastaj është korrigjuar me muajin shkurt) unë, konsumatori me numrin 001355267, e kam penguar ekipin e EVN-së që ta dislokojë rrymë matësin me nr. 84266111.
                  Tingëllon e pamundur që drejtuesit e një kompanie të jenë aq të pafytyrë, aq arrogantë, të sillen si bandë mafioze që i reketon qytetarët e vetë në një shtet ku duhet të vlejë ligji për të gjithë, e të cilët të akuzojnë me falsifikime dhe të pavërteta.
                       Rrymë matësi për të cilin bëhet fjalë ndodhet në vendin ku e kanë vendosur vetë të punësuarit e EVN-së dhe nuk e di ku e kanë ndërmend ta zhvendosin – mbase në zyrat e drejtorëve të kësaj kompanie.
                   Kur jemi të drejtorët më ra në sy diçka e pabesueshme: të gjithë drejtuesit e ligjshëm dhe të autorizuar të kësaj kompanie janë maqedonas etnik.
              Shqiptarë janë vetëm dy nënshkruesit e procesverbalit të rrejshëm. Mbase që përgjegjësia tu mbetet të mjerëve që nuk ka kush i mbron./sakte.net
See Insights and Ads
Boost post
All reactions:

142

See Insights and Ads
Boost post
All reactions:

14

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme