KIM MEHMETI: JA KUSH QËNDRON PRAPA BDI?!

Në një prononcim për gazetën “Lajm”, shkrimtari Kim Mehmeti ka dhënë vlerësimin e vet lidhur me deklaratat e Ali Ahmetit se qendra të huaja janë angazhuar në dobësimin e faktorit politik të shqiptarëve të Maqedonisë.

‘A e keni vërejtur se për gjitha të këqijat që na ndodhin neve, kryetari i BDI’së i fajëson qarqet e huaja, por duke mos parë atë që VMRO-ja ia bëri para hundëve! Dhe nëse ju kujtohet, kryetari i BDI-së i ka përmendur qarqet e huaja edhe para se të ndodh Lagjja e Trimave, por kurrë nuk doli të shpjegojë se për cilat qarqe e kishte fjalën dhe mbeti e paqartë se a e dinë ai që e ka për obligim të na mbrojë nga qarqet e huaja, e jo të na tregojë atë që e dimë – se Maqedonia është atdheu i shkërbimeve të huaja sekrete policore” – thotë Kim Mehmeti.

Mehmeti thotë se pas gjithave që ua bëri BDI-ja shqiptarëve, shërbimet e huaja nuk kanë pse lodhen dhe pse harxhojnë mjete për t’i dobësuar shqiptarët e këtushëm. Sipas Kim Mehmetit, shërbimet e huaja mbase e kanë kuptuar si mund t’i neutralizosh dhe t’i defaktorizosh shqiptarët e Maqedonisë – duke e ndihmuar BDI’në t’i vjedhë votat e shqiptarëve dhe të mbetet sa më gjatë në skenën politike.

“Dhe përderisa e dëgjoj kryetarin e BDI’së të thotë se qendra të huaja janë duke punuar për ta dobësuar indin politik të shqiptarëve të Maqedonisë unë pyes veten se cilat janë ato qendra të huaja policore, që i shantazhuan dhe i çuan drejtuesit e BDI’së të bëhen shërbëtorë të qarqeve policore e politike maqedonase, që i detyruan drejtuesit e BDI’së të mbeten vasal të nënshtruar të sunduesit maqedonas, sunduesit që e kompletoi kalendarin tonë tragjik, ku do mbeten të shënuar ‘Sopoti, ‘Brodeci’, likuidimi i Harun Aliut me shokët , ‘Monstra’, nata tragjike e Lagjes së Trimave, ‘Enciklopedia’ maqedonase’, ‘Shkupi 2014’…!”- pohon Mehmeti.

Shkrimtari Kim Mehmeti, i cili publikisht e ka përkrahur Lëvizjen BESA, pohon se ka ardhur koha kur duhet pastruar plehun politik që ne vetë e prodhuam gjatë dekadës së fundit, se duhet dhënë mundësia të rinjve që vetveten e peshojnë vetëm në kandarin e shqiptarisë.

“Ne do jemi të mallkuar nëse fëmijët tanë i lëmë në duart e banditëve të BDI’së, të këtyre që thonë se jemi të kërcënuar nga qendra të huaja, por pa na treguar pse ata vetë e dhunojnë votuesin shqiptarë, si të ishin policë të regjimeve antishqiptare” – thotë Kim Mehmeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme