Kim Mehmeti ka një porosi për Lëvizjen Besa: Ju jeni Fitimtarët!

“Ata dikur ishin pak ! U bëra bashkë me ta vetëm pse ndjehesha keq kur shihja se shumëkush nuk i besonte sinqeritetit të tyre rinorë, pse shumëkush donte ta njollosë gatishmërinë e tyre që më të bukurën dhe më të vlefshmen që kanë t’ia dhurojnë shqiptarisë dhe pse, shumëkush donte ta pengojë ecjen e tyre rrugës së Zotit! Por mbrëmë, kur të rinjtë e Lëvizjes BESA zyrtarisht e nisën rrugëtimin drejtë fitores, mbrëmë ku ne VIP Arenën e Shkupit rikthehej dinjiteti dhe krenaria shqiptare, unë e jetoja mburrjen e të rinjve që ia dolën, të cilët nga një grup i vogël, u bënë lokomotiva politike e shqiptarëve të Maqedonisë! Mbrëmë e shijoja më bindshëm mëkatin që bëmë ne të cilët në 2002 e thamë se është e turpshme të mos e votosh BDI’në, e cila parti na solli deri këtu ku jemi sot: kur duhet të themi se është antikombëtare dhe e turpshme ta votosh BDI’në! Po pra, mbrëmë unë kisha vetëm një porosi për të rinjtë e Lëvizjes BESA: Edhe vetëm me kaq sa keni bërë deri tani, ju jenë heronjtë dhe FITIMTARËT e të sotmes!” (Kim Mehmeti)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme