Në një intervistë për emisionin ‘Saktë’, të gazetarit Xhevdet Pozhari, shkrimtari Kim Mehmeti ka thënë se LDK-ja është në duart e ‘pleqve’ të përshtatshëm për çdo sistem, e të cilët marrin vota në emër të gjeneratës së re, njofton 24-ore.info
Sipas tij VV e LDK-ja dallojnë mes veti sa qielli e toka, sepse Lëvizja ka flijuar shumëçka për Kosovën, e LDK’ja i ka shumëçka borxh Kosovës.
‘Këto dy parti që sot janë mëkatare, sepse shkelën mbi shpresën e madhe mbarëshqiptare se më në fund do vinte një gjeneratë e re burrështetasish, që do i dallonte përgjegjësi ndaj vendit që drejtojnë. Por ndodhi e papritura dhe LDK-ja , duke zvarritur konstituimin e qeveris, ia doli që edhe VV ta tregojë se është si gjitha partitë tjera, e interesuar për poste, e jo për të mirën e Kosovës. Dhe marrëveshja për koalicionim qeveritar mes këtyre dy partive vonohet sepse LDK-ja është në duart e të vonuarave, në duart e të ardhurve nga e djeshmja, që duan të rinjve t’ua marrin të sotmen”, ka pohuar Kim Mehmtei./24-ore.info