Kim Mehmeti: Kryeqendrat e degradimit tonë politik!

         Nëpër ‘Shqipëritë’ tona jo se nuk ka politikanë të mençur, por shumica e tyre janë të pamoralshëm dhe nuk kanë njerzillëk. E të urtit kanë thënë se nga një i mençur të pamoralshëm nuk mund të bësh asgjë më shumë se sa një intrigant të shkathtë.
            Pastaj nëpër shoqëritë shqiptare jo se nuk ka njerëz të ditur, por shumica e tyre shtiren se nuk e dinë që një shtet nuk shkatërrohet atëherë kur korruptohen politikanet, por kur prishen peshoret me të cilat maten vlerat njerëzore.
             Duke qenë shoqëri ku vlerësohet paketimi, e jo përmbajtja në të, ne edhe erdhëm këtu ku jemi sot: që populli të mos jetë asgjë e burrështetasit çdo gjë, që Tirana të bëhet kryeqytet i degradimit politik ku rrënohet Tetari Kombëtarë dhe presidenti votohet pa u votuar, që Prishtina të bëhet kryeqendër ku më të zëshëm janë ata që e luftojmë të shkuarën që na la të ‘prapambetur’ e na ‘shkëputi’ nga krishterimi perëndimorë, ndërkaq Shkupi shqiptar u bë qendra e injorancës politike shqiptare.
             Po pra, kryeqendrat e ‘Shqipërive’ tona u bënë pasqyrë ku shihet fytyra e atyre që nuk e kuptojmë se vetëm ai qe nuk e njeh fatkeqësinë e popullit të vet, mund të jetë, për shembull, kryeministër arrogant si ky qe e ka Shqipëria.
            Dhe ato kryeqendra u bënë edhe simbol i shoqërive që prodhojnë shumë amoral, i shoqërive ku është harruar ajo që e kanë dëshmuar shekujt dhe e kanë thënë dijetarët: se shthurja seksuale dhe mosbesimi në Zot, janë shenjat e pare se një shoqëri kalbet.
             Apo thënë ndryshe: se nuk kanë të ardhme shoqëritë e drejtuara nga njerëzit që nuk frikësohen nga asgjë, që çdo gjë e matin nëpërmjet interesit personal, pa mbajtur llogari nëse atë interes e realizojnë duke bërë diçka të mirë për popullin e vet, apo duke e dëmtuar interesin kolektiv. (Kim Mehmeti)/sakte.net
May be an image of 1 person and text

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme