Kim Mehmeti: LDK’ja kërkon më shumë nga VV’ja: shantazhuesin dhe zhvatësin asgjë nuk i nginë!

Shkrimtari Kim Mehmeti e ka komentuar ngecjen e bisedimeve për formimin e qeverisë së re të Kosovës duke konstatuar se LDK-ja shantazhon dhe se atë asgjë nuk e nginë. Madje ai shkon edhe më larg duke pohuar se nuk ka asnjë dallim me cilën parti VV do formojë koalicionin qeverisës ngaqë, sipas tij, të gjitha që deri tani e kanë drejtuar Kosovën, janë njësoj përgjegjëse për situatën në të cilën ndodhet sot ajo. Më poshtë ua përcjellim komentin e plotë të Kim Mehmetit, të publikuar në faqen e tij të FB.

“Sipas raporteve mediatike del se LDK-ja nuk kënaqet me aq sa i takon dhe se ajo e jep postin e Kryeministrit por vetëm nëse e merr kryesimin e parlamentit dhe vendin e Presidentit të shtetit!?

Me çka shihet qartë se LDK’ja ishte dhe mbeti parti që i donë gjitha për vete, duke mos flijuar asgjë për Kosovën. Apo se ishte dhe mbeti në duart e shantazhuesve e zhvatësve të cilët nuk i nginë asgjë.

Siç janë katandisur punët lehtë mund të ndodh që Lëvizjes Vetëvendosje t’i mbeten dy zgjidhje: o ta ‘mundojë’ veten edhe me një palë zgjedhje të reja, që t’i fundosë edhe më shumë kundërshtarët e vet politik, o ta dënojë Kosovën duke u gjunjëzuar përpara shantazheve të LDK-së.

Sidoqoftë, duhet thënë qartë e shqip: Kosovën e plaçkitën dhe e sollën këtu ku ndodhet sot të gjitha partitë që deri më tani atë e kanë drejtuar, përfshi edhe LDK’ja. Andaj është thuajse njësoj se me cilën nga ato VV bënë koalicion qeverisës. Me atë dallim se këta të ‘Klanit Pronto’ të shajnë edhe kur të vjedhin, ndërkaq ‘profesorët’ e LDK’së janë më ‘demokratë’: me njërën dorë ta ledhatojnë kokën, e me tjetrën ta zbrazin xhepin!”, shkruan Kim Mehmeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme