Kim Mehmeti: Ne e çmojmë dhe e vajtojmë heroin e rrahur e të vdekur, por jo edhe trimin e mbetur gjallë!

Lidhur me ngjarjet e djeshme në Parlamentin republikan ka reaguar edhes shkrimtari ynë i mirënjohur, Kim Mehmeti. Sipas tij, fytyrat e përgjakura të deputetëve republikan shpërfaqin të vëretln se regjimi i deridjeshëm DPMNE-BDI ndërtoi për kriminelët dhe huliganët e vet partiak, të cilët tani nuk duan ta dorëzojnë ‘pronën’ që u takon. Më tej Kim Mhehmeti thotë se zhurma që bëjnë shqiptarët vetëm për protagonizëm apo për ta diskualifikuar kundërshtarin politikë nxitet nga qarqet e regjimit të detdjehsëm edhe atë vetëm që të mos shtrohet pyetja e nevojshme se ku ishte policia që ti mbronte deputetët. Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të shkrimtarit tonë Kim Mehmeti, të postuar në faqen e tij të FB.

“Më në fund u ktheva në Shkupin tim! Dhe nuk mund të mos ndjehesh i mposhtur kur i sheh ato fytyra të përgjakura të deputetëve republikanë si dhe, kur duhet ta pranosh se ne që jetojmë në Maqedoni, jemi viktimë e regjimit të deridjeshëm VMRO-BDI, regjim që ndërtoi shtet për kriminelët dhe huliganët e tyre partiak, e të cilët tani nuk duan ta japin ‘pronën’ e tyre?! Ndjenja e mposhtjes rritet kur vëren si shumë shqiptarë – madje edhe nga ata që pretendojnë se patriotizmi e mençuria u derdhen edhe nga veshët – në vend që të shtrojnë pyetjen logjike se ku ishte policia që t’i mbronte deputetët, e shfrytëzojnë rastin për protagonizëm, apo për t’i njollosur kundërshtarët politike, si për shembull, deputet e Lëvizjes BESA, duke i akuzuar ata pse kanë ‘ikur’ të parrahur pas këndimit të himnit, e me çka e shpalosin mendësinë dështuese politike se ne e çmojmë heroin e rrahur apo të vdekur, por jo edhe trimin e vlefshëm që ka mbetur gjallë! Dhe ja, jemi aty ku ishim edhe deri dje: heroizmin dhe të ardhmen tonë politike, nuk e përcakton vetëm ajo që jemi e që kemi, por edhe ofendimet dhe dajakun që na e japin antishqiptarët!”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme