Kim Mehmeti: Në udhën e Kombit dhe të Zotit je atëherë kur të shanë BDI-ja!

Më vjen për të vjell kur i dëgjoj përfaqësuesit e BDI-së t’i kritikojnë partitë opozitare shqiptare, pse ato bashkëpunojnë me VMRO-DPMNE?!
Më të zëshëm në këto kritika janë funksionarët e BDI-së që kanë hapur me dhjetëra portale të përkohshëm, vetëm sa për të vjelë fonde nga shteti, e që do i mbyllin ditën kur do përfundojnë zgjedhjet vendore.
E si të mos ndjesh të vjella kur kritikojnë ata që më shumë se një dekadë e mbajtën në pushtet po atë VMRO-DPMNE antishqiptare që e ‘pyllëzoi’ Maqedoninë me kryqe e përmendore, që njëherë në vit trillonte ndonjë procese të kurdisur gjyqësorë kundër shqiptarëve, që e tërë bota e quante qeveri të korruptuar…,por që drejtuesve të BDI-së u përshtatej thuajse vetëm shkaku i hajdutërisë!
Se BDI-ja i ka ndërruar partnerët maqedonas sipas logjikës së prostitutës – jam me atë që paguan më mirë – dëshmojnë edhe zgjedhjet e shkuara vendore, kur kjo parti shqiptare nuk do fitonte në asnjë komunë, sikur të mos e kishte mbështetjen e LSDM-së!
Po pra, kur BDI-ja bashkëpunonte me VMRO-DPMNE, të gjithë kritikët e kësaj vëllazërie ishin antikombëtarë, e sot kur ajo është vëllazëruar me LSDM-në, të gjithë shqiptarët tjerë janë vmro-ista!?
Dhe sipas kësaj logjike del se BDI-ja është e vetmja që ka legjitimitet të bashkëpunojë e të vëllazërohet me maqedonasit?!
Andaj edhe mund të thuhet se BDI-ja sillet si prostituta ndaj simotrave që ia kanë marrë myshteriun e mëparshëm me të cilin ajo ka ndarë shtratin, siç mund të thuhet se kritikat e saja janë dëshmia më e mirë se mbase je në udhën e Kombit dhe të Zotit!
Sa i përket bashkëpunimit të partive shqiptare me ato maqedonase, duhet pranuar një e vërtetë: gjitha qarqet politike e policore maqedonase mund t’i zgjedhin shqiptarët e tyre, e partitë shqiptare shtyhen mes veti se cila do jetë e pëlqyera e sunduesit! (Kim Mehmeti)/sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme