Shkrimtari ynë Kim Mehmeti i ka komentuar deklaratat mediatike të Vjosa Osmanit lidhur me mosmarrëveshjet bullgaro – maqedonase.
Sipas Mehmetit është e habitshme mendjelehtësia me të cilën disa media e burrështetas shqiptar bëhen pjesë e mosmarrëveshjeve mes popujve tjerë, e në ndërkohë harrojnë se antishqiptari maqedonase ndoshta buron nga ajo pse ne shqiptarët nuk i mohojmë asgjë këtij populli!
Më poshto ua përcjellim komentin e plotë të Kim Mehmetit, të publikuar në faqen e tij të FB:
“Lexova diku se edhe Presidentja e ‘përkohshme’ e Kosovës qenka shqetësuar pse Bullgaria e pengon ecjen e Maqedonisë drejt BE-së dhe veprimin e tillë të Sofjes zyrtare e paska vlerësuar si gabim të madhe?!
Më habit mendjelehtësia me të cilën disa media dhe politikanë shqiptarë bëhen strateg rajonal dhe pjesë e mosmarrëveshjeve mes popujve tjerë, e që kanë dimension etnik, e jo shtetëror.
Nuk ka dyshim se ne nuk duhet të jemi kundër interesave të asnjë populli, se është në interes edhe të shqiptarëve të Maqedonisë që shteti ku ata jetojnë, sa më shpejt të anëtarësohet në BE, por është e pakuptimtë të merresh me atë se si një shtet apo një popull tjetër, e mbron të vërtetën për vetveten!
Si do qoftë, do ishte mirë dikush t’i tregonte Presidentes së ‘përkohshme’ të Kosovës se në Maqedoni ende mbisundon mendësia politike serbe kur bëhet fjalë për jo maqedonasit dhe se, themelet e këtij shteti janë të betonuar, dhe ende ato forcohen, me parullat ‘Maqedonia vetëm e maqedonasve’, ‘Vdekje shqiptarëve’ dhe ‘Bullgarë-tatarë’. (Kim Mehmeti)