Kim Mehmeti: Shqipëria një zonje të bukur me burrin narkoman

  • Në Shqipëri nuk janë privatizuar vetëm toka  e plazhet, por edhe uji i detit. Dhe ke përshtypjen  se pronarët e atjeshëm të plazheve, po të mundeshin, edhe diellin do e lidhnin me tel dhe do e çonin të rrezatonte vetëm mbi plazhet e tyre.

– Shqipëria i ngjan një zonje të bukur, e cila e ka burrin narkoman, i cili ia shet edhe pajën e nusërisë dhe ia shëmton bukurinë!

– Kosova e ka të pamundur të konsolidohet si shtet, sepse  burrështetasit e saj nuk e kanë me rëndësi fatin e popullit e të vendit, por fatin vetjak politik!

– Të kesh një Veton Surroi, një Ramush Tahiri…, e të mos i përfshish ata në grupet e ekspertëve që e përfaqësojnë Kosovën nëpër institucionet ndërkombëtare, është njësoj sikur në fshat të kesh hoxhë, por xhaminë ta lësh në duart e pijanecëve dhe fermerëve të derrave.

– Kosovën janë duke e përfaqësuar edhe njerëz, të cilët nuk janë të denjë të përfaqësojnë një kooperativë bujqësore, e le më një shtet!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme