Nga Kim Mehmeti
Shqipëria hesht edhe kur ia rrënojnë Teatrin Kombëtarë dhe mbëmendjen shqiptare, siç heshtë edhe kur fatin e drejtuesve të saj nuk e përcaktojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike, por ‘votimi’.
Shqipëria heshtë edhe kur kryetarin e Akademisë dhe drejtuesit e institucioneve kulturore e shkencore ia emëron Kryeministri i vendit, siç heshtë edhe kur kryeredaktor i vetëm i gjitha mediave është Piktori.
Shqipëria hesht edhe kur e dinë se thuajse të gjithë elitat dhe institucionet e saj i financon dhe i kontrollon krimi, siç hesht edhe kur në mes të rrugës kidnapohet e merret zvarrë nga policia ish presidenti i vendit dhe njëri nga drejtuesit e opozitës.
Shqipëria hesht edhe kur e sheh qartë se politikanët s’merren me fatinë e saj dhe të popullit, por vetëm me mirëqenien e familjarëve të vet, siç hesht edhe kur grupet kriminale i caktojnë listat e kandidatëve për deputet.
Në Shqipëri dëgjohet vetëm zhurma e debatuesve të paguar për ta mbuluar të vërteton se administrata shtetërore paguhet vetëm për ta votuar Piktorin, pra zhurma e atyre që paguhen të mos flasin për atë nëse zgjedhjet kanë qenë të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në të, por për të metat e opozitës?!
Pra në mëmëdhe bërtasin e dalin nëpër ekranet televizive ata që duhet ta mbulojnë të vërtetën se të huajt i pranojnë zgjedhjet ‘alla shqiptarçe’ ngaqë e dinë se Shqipëria nuk ka studentë që do u hipnin biçikletave që të shkonin deri në Bruksel, ku do rrëfenin për profesorët e tyre që i përkulen vet[m partisë në pushtet.
Po, Shqipëria i hesht të vërtetat që duhet t’i thotë zëshëm dhe i bërtet gënjeshtrat që e mbulojnë të keqen e quajtur ‘aleanca e qelbësirave’ me në krye Piktorin.
Andaj nëse në Shqipëri edhe më tej nuk do dëgjohet zëri i guximit qytetar dhe nëse në mëmëdhe nuk do e mbyllin gojën ata që duhet të turpërohen kur flasin, atëherë atë do e ngulfatë heshtja e frikacakëve që duhet të flasim dhe zhurma e interesxhinje pa dinjitet. (Kim Mehmeti)