Kimete Berisha porosi Blendi Fevyiut, mos shit lajme kaq t’kqija më i keqi i Tironës

Thirre policinë o shëmti e mos i dekurajo shqiptarët me ndihmu.

Mos e vulgarizo humanitetin dhe solidaritetin deri në këtë shkallë që të bën me vjell.
Me sms të paverifikume për një batnije të vjedhne po bika poshtë krejt humanizmi i shqiptarëve.

Mos shit lajme kaq t’kqija më i keqi i Tironës, e mos i banalizo ndihmat se gjynah.

Nuk ka lajm në botë që të bën simpatik ty.

Ju ishit të smutë. Njësoj patët vepru me sahatin e George Bushit. U patët çmend me shpall se ia kanë vjedh shqiptarët. E patët ba njerin shybeli, a ‘ja kanë vjedh sahatin a jo’. Derisa vetë Presidenti tha: Jo.

Ju ëndërr e keni ‘lajmin’ e keq për shqiptarët. Ku me ditë cilin organ ua ushqen ky lajm.

Asnjë nga ata që vjedhin sot batanije nuk ta kalojnë ty për hajni o Blend Fevziu.

Ne jemi mësuar me na vjedh.

Na i kanë vjedh paret e robërisë, na i kanë vjedh paret e luftës dhe na i kanë vjedh paret e lirisë.

Por, m’u ndal nuk jemi ndal.

Populli shqiptar po e ndihmon vetveten e jo juve e politikën, sidomos ty që më shumë flen me arusha nëpër vargmalet e botës sesa n’shpi tane.

Të falet kur e vjedh një batanije, se lakmia, ama s’të falet kur ma kërdit solidaritetin.

Se ky pastaj është krim i organizuar. /Kimete Berisha/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme