Kina mirëpret trenin e parë eksportues nga Turqia

Ministria e Jashtme e Kinës njoftoi se e kanë mirëpritur trenin e parë eksportues të mallrave nga Turqia për në Kinë dhe i cili do të përshkojë 8.693 kilometra rrugë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hua Chunying, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës në një konferencë për media në kryeqytetin Pekin duke bërë të ditur se po i ndjekin lajmet lidhur me trenin e parë që transporton mallra nga Turqia në Kinë tha se “E mirëpresim trenin e parë eksportues nga Turqia për në Kinë”.

“Presim që treni i cili u nis më 4 dhjetor nga Stambolli të mbërrijë pas një udhëtimi 12 ditësh në qytetin Xi‘an i cili shihet si fillimi i Rrugës historike të Mëndafshit”, tha Hua e cila shtoi se menaxhimi nga Turqia i trenit që shkon në Kinë tregon se Kina i përmbahet plotësisht politikës së saj për hapje të jashtme dhe mundësitë që ajo i ofron botës.

Ajo tërhoqi vëmendjen se modeli i ri i zhvillimit do të zgjerojë edhe më shumë potencialin e tregut të Kinës dhe do të krijojë më shumë kërkesë për pjesën tjetër të botës.

“Besojmë se treni i Turqisë që transporton produktet në Kinë do të gjallërojë rimëkëmbjen e ekonomisë, do të forcojë lidhjet në fushën e transportit, tregtisë dhe kulturës dhe se do t’u shërbejë më mirë popujve të vendeve që ndodhen në destinacion. I mirëpresim të gjitha vendet që kapin ‘mundësinë e Kinës’ dhe përparimin e tyre duke forcuar bashkëpunimin reciprok me Kinën mbi bazën fito-fito”, theksoi Hua.

Treni u përcoll për në Kinë nga Stambolli ditën e premte. Treni do të përshkojë 8.693 kilometra rrugë prej të cilave 2.323 km në Turqi, 220 km në Gjeorgji, 430 km në Azerbajxhan, 420 km në Detin Kaspik, 3.200 km në Kazakistan dhe 2.100 km në Kinë.

Në bashkëpunim me Kompaninë Shtetërore të Transportit Hekuruodhor të Republikës së Turqisë dhe Pasifik Eurasia, treni do të transportojë në Kinë ngarkesën e tij duke kaluar 2 kontinente, 2 detëra dhe 5 shtete. Treni me 42 kontejnerë po dërgon në Kinë pajisje elektro-shtëpiake.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme