Kina nis me 5G-në. Shpejtësia, 7 Gbps

“Huawei” ka përfunduar verifikimin e zgjidhjeve teknologjike të “5G”-së. Kompania kineze, e konsideruar udhëheqës global në fushën e informacionit, teknologjisë dhe komunikimit, e realizoi provën në terrenin më të madh të testimit, atë të “Huairou”-së në Pekin.

 

“Niveli i transferimit të të dhënave për ‘smartphone’-t mbërriti 7 Gbps. Kjo është një shpejtësi e paprecedentë në rrjetet e telefonisë së lëvizshme. Tani kemi shumë indekse teknike që klasifikohen në vendin e parë në rang ndërkombëtar kundrejt teknologjive të tjera të avancuara të botës”, tha Tong Wen, shkencëtar i “Huawei”-t.

Kjo është e dyta e 3 fazave të testimit të organizuara nga grupi promovues i kësaj teknologjije, “IMT-2020”, i krijuar në vitin 2013 për koordinimin e përpjekjeve të operatorëve më të mëdhenj të shërbimit të telefonisë së lëvizshme në vend, prodhuesve dhe instituteve kërkimore.

Testet e nisura një vit më parë duhet të përfundojnë në vitin 2018 dhe përfshijnë verifikimin kyç të teknologjisë, atë të zgjidhjeve teknologjike dhe në fund, verifikimin e sistemit.

Standartizimi ndërkombëtar i “5G”-së, sipas kreut të Komitetit të Konsultimit Strategjik në Shoqatën kineze në Stadardeve të Komunikacionit, Xi Guohua, nisi në vitin 2017 dhe niveli i parë i tij duhet të kompletohet nga fundi i vitit.

Komercializimin e rrjeteve “mobile” “5G”, Kina synon ta arrijë në vitin 2020. Shpejtësia e internetit që ajo premton të sjellë mjafton për të shkarkuar një film në format “Ultra HD” në më pak se 10 sekonda.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme