Zgjerimi i bashkëpunimit bilateral në sferat e tregtisë, investimeve, energjetikës, bujqësisë, infrastrukturës, kulturës, turizmit, arsimit, shkencës, teknologjisë, mjekësisë tradicionale kineze, paralajmëroi dje ambasadori kinez në vend Xhang Xuo në konferencën për shtyp, në të cilën i bëri të ditura hollësitë nga bashkëpunimi i deritanishëm me Maqedoninë e Veriut, por i theksoi edhe sfidat kryesore me të cilat është përballur vendi i tij, vitin e kaluar, kur e shënoi 70-vjetorin e themelimit.
Ai paralajmëroi se këtë vit dy vendet do të punojnë në drejtim të vendosjes së regjimit pa viza. Ambasadori kinez nuk tha konkretisht se çfarë investime planifikon Kina për këtë vit, por si sfera në të cilat më së shumti do të vendoset fokusi i përmendi produktet bujqësore, kulturës dhe turizmit, mbrojtje të mjedisit jetësor. Numri i turistëve kinezë, të cilët e kishin vizituar vendin ka arritur 14 mijë, ndërsa vëllimi tregtar mes të dyja vendeve ka arritur rreth 650 milionë dollarë amerikanë, me çka Kina mbetet partneri më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut nga Evropa.