Kina tregon forcën ushtarake: ‘Bëhuni gati për të luftuar e fituar’

Xi Jinping e ka riafirmuar veten si lideri kryesor i Kinës që prej vdekjes së liderit Mao përmes një spektakli spektakolar me 7 mijë ushtarë në provincën Hebei, transmeton Gazeta Metro.

Në këtë paradë, Jinping i ka porositur ushtarët që të mos kenë frikë as nga vështirësitë e as nga vdekja teksa shërbejnë në ushtri për të implementuar urdhrat e Partisë Komuniste.\

“Ushtria duhet ta krijojë një forcë elite dhe të fuqishme që është në gjendje të hyjë në luftë e gatshme për beteja dhe për fitore në mënyrë që të përmbushen urdhrat e Partisë dhe popullit”, ka thënë Jinping.

Ai kishte veshur rroba kamuflazhi dhe doreza të zeza për fjalimin në këtë paradë, ndërsa mediat ndërkombëtare shkruajnë që Jinping është padyshim lideri më ndikimin dhe pushtetin më të madh në Kinë dhe më gjerë. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme