Kina zbulon rezerva të mëdha të naftës në rajonin Ujgur

Kompania shtetërore e naftës, “Petro China”, ka zbuluar të hënën vonë në basenin Junggar i cili shtrihet në rajonin autonom Xinjiang Uygur, një fushë që është burim i madh i naftës.

Radioja Ndërkombëtare e Kinës thotë se rezervat e zbuluara me naftë, paraqesin një nga fushat më të mëdha të naftës në botë.

Zbulimi i fundit ka potencialin për një rezervë prej një miliard ton, shkruan agjencia kineze e lajmeve Xinhua, duke cituar gjeologun Tang Yong, i punësuar në kompaninë “Petro China”.

Në dy vitet e fundit, “Petro China” prodhoi në këtë rajon 1.38 milionë ton naftë, ndërkohë që sipas planeve të saj, në periudhën 2016 – 2020 pritet të prodhohen 6 milionë ton të tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme