Kinë, lindshmëria vazhdon të rritet

Në pesëmujorin e parë të vitit të dytë nga zbatimi i “politikës dy fëmijë”, në Kinë janë regjistruar 7.8 milionë foshnja të lindura.

Komisioni për Planifikimin e Shëndetit dhe të Familjes në Kinë bëri të ditur se niveli i lindshmërisë në 5 muajt e parë të këtij viti është rritur për 7.8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Gjatë kësaj periudhe kanë lindur 7.8 milionë foshnja, kurse theksohet se rreth 58 për qind e foshnjave të lindura nuk janë fëmija i parë i prindërve.

Gjatë vitit 2016 kur në vend ishte hequr “politika e lindjes së dy fëmijëve” kishin lindur 17 milionë e 860 mijë foshnja.

Kina në fund të vitit 2015 ishte vendi më i populluar në botë me 1.37 miliard banorë ndërsa në vitin 2030 popullsia e vendit pritet të arrijë në 1.45 miliard banorë.

Planifikimi familjar në Kinë dhe politika “një fëmijë” në vitet e 70-ta kishte hyrë në fuqi gradualisht për të marrë nën kontroll popullsinë e vendit e cila po rritej me një shpejtësi të madhe dhe me këtë erdh deri tek kufizimi që prindërit të cilët jetojnë në zona urbane të kenë vetëm një fëmijë.

Ndërsa për ata që jetojnë në zona rurale kishin të drejtë të kenë edhe fëmijën e dytë nëse fëmija e parë ishte vajzë.

Më 1 Janar të vitit 2016 në Kinë hyri në fuqi “poltika e dy fëmijëve”. Qeveria e Pekinit e mori këtë vendim pas ndikimit negativ të popullsisë së plakur në ekonominë e vendit si dhe për shkak të zvogëlimit të shpejtë të popullsisë së moshës së aftë për punë.

Sipas këtij vendimi prindërit si në zona urbae ashtu edhe në zona rurale kanë të drejtë të kenë dy fëmijë.raporton Anadolu Agency (AA)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme