Ajet Isufi, bashkëshorti i vajzës 27 vjeçare tentoi të hidhej në lumin Bunë së bashku me 4 fëmijët e mitur, shokon me deklaratat e tij përsa i përket tradhtisë së tij.
Në emisionin “Me zemër të hapur”, në Neës 24, Isufi është shprehur se është e vertetë tradhtia nga ai, por ama është bërë kur kanë qenë të ndarë, pa divorc. Po kështu dhe tani çifti është i ndarë pa divorc.
Ajet Isufi sqaron se kanë qëndruar të ndarë për rreth 3 apo 4 muaj, por u ribashkuan për mirëqenien e fëmijëve.
Ai kërkon që familjarët e bashkëshortes së tij të përballen me drejtësinë, e të hetohen mbi ngjarjen e ndodhur.
Bashkëshorti i së resë, kërkon që gruaja e tij të shkojë në polici e të thotë të vërtetën sipas tij, e më pas të vazhdojnë së bashku si çift, duke shtuar se tradhtia nuk do të ndodhë më.
“Është e vërtetë që kam pasur lidhje tjetër dhe ajo e dinte këtë çështje, nuk dua ta zgjas.
Po, e di edhe gruaja ime. Kjo ka ndodhur kur jemi ndarë, pa divorc. Edhe tani pa divorc jemi ndarë. Kur kemi qenë ndarë, mendova se nuk kthehet më gruaja. U ndamë 3-4 muaj të ndarë, isha në lidhje tjetër por vendosëm ë bashkoheshim për hatër të fëmijëve. Para 3 muajsh vendosëm të bashkoheshim. Ajo ma ka falur për hatër të fëmijëve. Por kjo punë është kryer, dua vetëm që prindërit e saj të dalin para drejtësisë.
Sapo pashë lajmin kam shkuar në policinë e Shkodrës, pata përplasje i thashë pse s’më keni lajmëruar.
Sot shkova sepse policia të hetojë tek familja e gruas, për të parë se çfarë ka ndodhur.
Nuk kam pasur kontakt me gruan, as me fëmijët. Më kanë thënë që janë mirë dhe mos u bëj merak.
Shpresoj që gruaja të bëhet mirë dhe dua të shkojë në polici e të tregojë të vërtetën. Do të vazhdoj të jemi bashkë, ajo është gruaja ime dhe do të vazhdojë të jemi bashkë. Nuk do të ndodhë më tradhtia”, tha Ajet Isufi.
LEXO EDHE: