Kishin kthyer magazinat industriale në ‘shtëpi bari’, shkatërrohen banda shqiptare e trafikut të drogës në Spanjë, disa të arrestuar

Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës dhe ka arrestuar pesë persona, mes tyre shqiptarë, në një operacion të suksesshëm të koduar “Servana”.


Operacioni, i cili filloi në nëntor të vitit të kaluar, kishte në shënjestër një grup kriminal që vepronte në pjesë të ndryshme të Valencias.

Hetuesit zbuluan se organizata, e cila i kishte rrënjët në Shqipëri, ishte shumë e strukturuar dhe funksiononte me metodologji kriminale të mirëpërcaktuara.

Grupi ishte përgjegjës për kultivimin intensiv të kanabis sativa. Disa anëtarë jetonin dhe kalonin netët në magazina industriale ku kishin plantacione.

Për të përshpejtuar rritjen e bimëve të kanabisit, ata përdorën materialet e ndriçimit të teknologjisë së fundit dhe kondicionerët e mëdhenj për të shpërndarë aromën.

Garda Civile kreu disa inspektime të ndryshme në kuadër të operacionit. Në fazën e parë, më 28 shkurt, u kontrollua një magazinë në Xeresa dhe një apartament në plazh në Gandia. Në fazën e dytë, më 25 mars, u inspektua një magazinë tjetër në qytetin e Rotovës.

Në total u sekuestrua rreth një ton kanabis sativa, me 308 kilogramë sytha në proces tharjeje. Personat e arrestuar akuzohen për dy krime kundër shëndetit publik, dy për mashtrim me energjinë elektrike, një për falsifikim dokumentesh dhe një tjetër për anëtarësim në organizatë kriminale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme