“Kishit një kryetar që vetëm flinte, tani keni dikë që nuk e zë gjumi!” -Deputeti i PS ironizon opozitën: Jeni specialistë grushtesh shteti…

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka ironizuar opozitën në seancën parlamentare, duke u shprehur se fillimisht PD-ja ka pasur një kryetar i cili vetëm flinte, referuar Lulzim Bashës, e se sipas tij tashmë kanë në krye dikë që nuk fle dot për shkak të problemeve të drejtësisë, duke iu referuar Sali Berishës.


Koçi tha se e gjithë kjo situata e opozitës buron nga 3 lajme “të këqija” sipas tij, pasi shprehet se “Ju ka ardhur lajmi i keq nga Strasburgu, nga opinioni i Komisionit të Venecias dhe lajmi tjetër më i zi akoma, nga Londra. Nga gjyqi i shokut Sali Berisha. Kështu që, këto ju kanë ndezur retorikën e mallkimeve, nga e cila nuk jeni ndarë ndonjëherë me thënë të drejtën, sepse jeni të specializuar në këtë fushë.”

Duke ironizuar, ligjvënësi socialist tha se opozita është specialiste e grushteve të shtetit, por sipas tij PD-ja ka vetëm 1 të suksesshëm në ’96, një të dështuar në ’98 dhe një të tentuar.

“Ai i suksesshmi është ai i 26 majit 1996. Për dy orë, përmbyset rezultatin e zgjedhjeve duke vjedhur kutitë e votimit. Morët tufat e votave dhe i vutë flakën dhe pastaj i zëvendësuar me të tjera. Ai është grusht shteti i suksesshëm, me në krye Sali Berishën.

Pastaj keni grushtin e shtetit të dështuar të 14 shtatorit 1998. Pastaj keni dhe disa përpjekje të tjera, keni tentuar ju. Se dhe kur dilni këtu para Kuvendit, dhe pengoni deputetët që të hyjnë në këtë sallë unë mendoj se janë elementë të një grushti të ‘vockël’ shteti.”, tha socialisti.

Sakaq, Koçi u shpreh se kur demokratët marrin fjalën e tyre për procedurë, fillimisht bëjnë dialog publik me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, e më pas bëjnë deklaratë për shtyp. Socialisti shtoi se e gjithë kjo vendos një “njollë” në Parlament, pasi sipas tij publiku nuk mund të bëjë dallime nga njëri te tjetri.

Petro Koci:  Me gjumin ç’ patët ju mo vëlla se kishit një kryetar që ja fuste gjumit ditë e natë. Tani keni një kryetar që nuk e zë dot gjumi nga hallet që ka me drejtësinë. Kot kruheni me gjumin se e hani vet!

Tani e gjithë retorika juaj e sotme është pasojë e lajmeve të këqija që keni marrë. Ju ka ardhur lajmi i keq nga Strasburgu, nga opinioni i Komisionit të Venecias dhe lajmi tjetër më i zi akoma, nga Londra. Nga gjyqi i shokut Sali Berisha. Kështu që, këto ju kanë ndezur retorikën e mallkimeve, nga e cila nuk jeni ndarë ndonjëherë me thënë të drejtën, sepse jeni të specializuar në këtë fushë.

Tani më vjen keq se ka ardhur fundi i 2024, po vjen 2025 dhe nuk ju kam parë të distancoheni nga ato bëmat e mëdha që keni bërë. Se ju, jeni specialiste grushtesh shteti. Keni bërë 1 të suksesshëm, 1 të dështuar dhe 1 të tentuar.

Ai i suksesshmi është ai i 26 majit 1996. Për dy orë, përmbyset rezultatin e zgjedhjeve duke vjedhur kutitë e votimit. Morët tufat e votave dhe i vutë flakën dhe pastaj i zëvendësuar me të tjera. Ai është grusht shteti i suksesshëm, me në krye Sali Berishën.

Pastaj keni grushtin e shtetit të dështuar të 14 shtatorit 1998. Pastaj keni dhe disa përpjekje të tjera, keni tentuar ju. Se dhe kur dilni këtu para Kuvendit, dhe pengoni deputetët që të hyjnë në këtë sallë unë mendoj se janë elementë të një grushti të ‘vockël’ shteti.

Por, për ju, Parlamenti nuk është asgjë, kupton?

Tani, tjetra që bëni ju. Çdo seancë kur e filloni, duke marrë fjalën për procedurë bëni 2 gjëra. E para bëni dialog publik me kryetaren, nxirrni lloj lloj sebepesh, përtej çdo arsye procedure dhe tjetra e ktheni në deklarata për shtyp, gjë që normalisht bëhet diku tjetër, jo këtu dhe prandaj zvarriten seancat, i bëni të lodhshme dhe praktikisht i vëni njollë gjithë Parlamentit sepse shpesh herë publiku e percepton Parlamentin si një të tërë, e ndonjëherë nuk bëjnë dot dallimin e njërit nga tjetri. Do vazhdoni ta bëni këtë gjë, jam i bindur, sepse kjo është një kulturë politike e cila fatkeqësisht ju mungon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme