Kishte ardhur në Fier për turizëm dentar, gjendet i pajetë trupi i një shtetasi gjerman! Dyshohet se…

Një shtetas gjerman është gjetur i pajetë në banesën e marrë me qira në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në Fier.


Sipas burimeve paraprake policore, i moshuari rreth 80 vjeç, prej tre ditësh nuk kishte kontakte me familjarët, të cilët të alarmuar kanë njoftuar autoritetet vendore.

Viktima është shtetasi Detlef Fertig, i cili ndodhej në Fier prej 15 ditësh për turizëm dentar, por ka humbur jetën.

Nga këqyrja paraprake e trupit i moshuari nuk ka shenja dhune, ç’ka mendohet që vdekja mund të ketë qenë natyrale.

Hetimet e mëtejshme do të zbulojnë rrethanat, dinamikën dhe shkaqet e vdekjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme