Kishte fshehur drogën në bunker, arrestohet biznesmeni në Kosovë

Policia ka arrestuar një person në Prizren, pasi i janë gjetur 10 kilogram drogë, të cilat i kishte fshehur në një bunker në lokalin e tij.


Gjithashtu edhe gjatë kontrollit në automjetin e tij, është gjetur një qese plastike e mbushur me marihuanë, përcjell Klankosova.tv.

“Në asistim të operatorëve të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH) dhe Forenzikës Rajonale të Prizrenit ka filluar kontrolli në lokalin e të dyshuarit në Prizren.Gjatë kontrollit në lokal nën shkallët e lokalit është gjetë një bunker i kamufluar (modifikuar) mirë ku vërehej një derë e vogël që në prizëm (të rrymës elektrike) kishte vendin për qelës. Me anë të qelësit që e kishte i dyshuari është hap ajo derë dhe brenda saj janë gjetë dhe sekuestruar tetë (8) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Më tej, bëhet e ditur se përveç lokalit, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, ku po ashtu është gjetur një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e dyshuar si marihuanë.

Vlen të përmendet se i dyshuari është mbartës i veprave të tilla penale dhe pas konsultimit me prokurorin, i njëjti ka lëshuar vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme