Kjo deklaratë e Gjuriqit, tetorin e kaluar, zbulon gjithçka. Ja kujt i pengonte Ivanoviqi

Shefi i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dje dhe sot, që nga momenti i vrasjes së Oliver Ivanoviqit, po tenton me çdo kusht që fajin ta drejtojë kah shqiptarët.

Gjuriq u kujdes që të ndërpriten edhe bisedimet në Bruksel me Kosovë, ndërkaq mbrëmë tha se ato nuk do të vazhdojnë derisa të zbardhet vrasja e Ivanoviqit.

Mirëpo, Gjuriq me shokë e kritikonte ashpër Ivanoviqin, kritika deri në linçim, shkruan lajmi.net.

E tillë ishte edhe deklarata e Gjuriqit vitin e kaluar gjatë fushatës për zgjedhjet lokale.

“Çdo votë për Oliver Ivanoviqin është votë kundër interesit të popullit serb në Kosovë”, kishte deklaruar më 17 tetor 2017 Marko Gjuriq.

Pra, kjo deklaratë tregon se kujt i pengonte Ivanoviqi, i cili në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore nga Iniciativa e tij Qytetare SDP.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme