Kjo erëz e zakonshme ndalon dhimbjen e dhëmbit tuaj në kohë rekord!

Mund të jetë natën vonë dhe sapo ka filluar t’iu dhembë një dhëmb. E para gjë që ju vjen në mendje mund të jetë marrja e ndonjë qetësuesi që ju gjendet në shtëpi. Por, në pjesën më të madhe të rasteve, as ato nuk japin efektin e dëshiruar.

Ilaçet natyrale janë gjithmonë një zgjidhje ideale për shumë probleme shëndetësore, e veçanërisht për dhimbjen e dhëmbëve. Trumza është një prej përbërësve që ju duhet ta keni në shtëpi në rast se doni të lehtësoni dhimbjen e dhëmbëve.

Është vërtetuar shkencërisht se ajo ka veti mjekësore që e bëjnë atë mjaft efektive në lehtësimin e dhëmbëve, në ndalimin e prishjes së tyre apo mbrojtjen nga sëmundjet të mishrave të dhëmbëve.
Çaji i truzës mund të jetë një opsion, por mënyra më e mirë për të përdorur trumzën është të përtypni gjethet e saj.

Merrni disa gjethe dhe përtypini me kujdes në anën e kundërt të dhëmbit që ju dhemb. Nëse gjethet bien në kontakt me dhëmbin i cili ju dhëmb, ai mund ta përkeqësojë problemin.

Përtypja e gjetheve çliron lëngun e tyre, i cili zvogëlon dhimbjet dhe ndihmon për të ndaluar gjakderdhjen tek mishrat e dhëmbëve, transmeton shije.al.

Ju gjithashtu mund të përdorni për të lehtësuar dhimbjen e dhëmbëve edhe vajin e trumzës, duke vendosur një sasi minimale tek dhëmbi që ju dhemb.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme