Diellëz Arifi, e cila është motra e aktivistit Atdhe Arifit, që është akuzuar për gjuajtjen ne Kuvendit me zollë, ka shkruar sot në Facebook se deputeti Topalli ka lidhje dashurie me një deputete, të cilës nuk ia ka përmendur emrin.
Ajo thotë se para se deputeti Topalli të flasë për barazinë gjinore, këtë ta fillojë nga gruaja e tij.
“Faton Topalli po flet për barazinë gjinore por kishte qenë mirë që ta fillojë nga shtëpia e vet, ta trajtojë gruan e tij me dinjitet. Apo ndoshta e konsideron që duke ia bërë një ortake deputete i kontribuon barazisë gjinore?? Hipokritët janë t’padurueshëm”, ka shkruar Arifi.
Faton Topalli është një nga 12 deputetët e dorëhequr të Vetvendosjes, që tanimë kanë krijuar edhe Grupin e Ri parlamentar.