Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra e ministrit të Brendshëm, Falamur Sefaj dhe drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,Driton Gashi.
Arsyeja e shkarkimit sipas komunikatës së Qeverisë ishte se ata kanë marrë vendim për arrestimin dhe deportimin e 6 qytetarëve turk, pa lejen dhe njohurin e kryeministrit të Kosovës.
“Operacioni i ndërprerjes së leje qëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ka ndodhur pa informimin e Kryetarit të Qeverisë dhe pa lejen e tij!”, thuhet në njoftim.
Ndryshe arrestimi dhe depërtimi i qytetarëve turk ka ngjallur reagime të mëdha, duke vlerësuar se kjo është shkelje e ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.