“Kjo është e vërteta”/ Jorida Tabaku publikon shkresat për ndërtimin e shkollës ‘Sami Frashëri’

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar për ndërtimin e Shkollës “Samir Frashëri” që sipas saj është shembur pa plan dhe pa leje ndërtimi që në vjeshtën e vitit 2020.

Tabaku akuzoi kryebashkiakun e Tiranës se ka manipuluar publikun, ndërkohë që ka numëruar shkeljet që janë kryer sipas saj.

“E kam denoncuar aferën e shkollës Sami Frashëri, të shembur pa plan dhe pa leje ndërtimi që në vjeshtën e vitit 2020.

Manipulatorët publikë e kanë mohuar këtë fakt duke akuzuar me shpifje, por e vërteta zuri vend.

Po cilat ishin faktet që manipulimi publik i kryebashkiakut nuk mundi dot t’i rrëzojë?

E para, shkolla Sami Frashëri u shemb pa një plan ndërtimi të miratuar nga institucionet përkatëse.

Së dyti, shkolla u shemb dhe nuk u morr një leje ndërtimi për ta ndërtuar atë, pra punimet u kryen në shkelje të plotë të ligjit. Nëse një qytetar arrestohet përse nuk ka marrë leje për të rregulluar avllinë apo çatinë, kryebashkiaku Veliaj bën qejf duke shkelur ligjin.

Së treti, u gënjye kur u fol se shkolla do të rindërtohet me fondet e Bashkimit Europian kur ndërkohë u ndërtua me paratë e taksapaguesve të Tiranës që përpos inceneratorit që e paguajnë 90 mijë euro në ditë, kanë paguar 3 herë më shtrenjtë këtë shkollë.

Të tre këto fakte i vërteton as më shumë e as më pak se sa institucionet shtetërore.

Një shkresë e institucioneve shtetërore tregon se si Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj kanë ndërtuar pa një leje ndërtimi. Një shtet ku sundon ligji lips që gjithsekush të ndëshkohet për shkeljen e tij, ndërsa një qeveri ku sundon oligarkia dhe korrupsioni kanë vetëm nëj qëllim; shkeljen e ligjit për përfitimet personale.

E kam të qartë që ai nuk do të skuqet, nuk do të turpërohet por do të sulmojë sepse hipokrizia e ka zët sinqeritetin dhe mashtrimi e ka siklet të vërtetën. Por qytetaret nuk do ta harrojnë as këtë krim të kryer nga një njeri që ka betonizuar Tiranën!”, thekson Tabaku./KSH

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme