Kjo është gjendja e 17 vjeçarit që i mbijetoi aksidentit të mbrëmshëm në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur inicialet dhe moshën e të aksidentuarve mbrëmë në Prishtinë.

“Janë 4 persona që kanë humbur jetën, një është i lënduar . Dy meshkuj janë të datëlindjes 1964, një femër 1967 dhe një tjetër 1970. Ndërsa në gjendje të rëndë është një mashkull i datëlindjes 2000”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi.

Ndërsa shefi i klinikës së Intensivës në QKUK, Rexhep Gjyliqi, ka folur për lëndimet e pësuara të 17-vjeçarit në aksident.

“Pacienti me inicialet Q.A. është sjellë në gjendje kritike në Intensivë. Ai është pranuar me lëndime të rënda, sidomos në pjesën e gjoksit me disa brinjë të thyer. Gjendja e tij është e rëndë. Është i fjetur me barna dhe po mbahet nën kontroll”, ka deklaruar ai për portalin ‘Arbresh’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme