Kjo është letra e plotë që Trump ia ka dërguar Thaçit

Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shkruan Periskopi.

Kjo është letra e plotë e Trump:

Në emër të popullit amerikan, uroj Kosovën në dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Gjatë 10 viteve të kaluara, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit dhe demokracisë multietnike. Derisa ka mbetur ende shumë punë për t’u bërë, ne ju përgëzojmë për progresin.

Derisa vendi juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për ta ndihmuar Kosovën në ndërtimin e një baze të fuqishme për të promovuar vlerat e demokracisë, bashkëpunimit rajonal si dhe rendin dhe ligjit.

Në këtë mënyrë, Kosova do të bëjë të gjithë hapat e neovjshëm për integrim në Komunitetin e Popujve Perëndimor.

Ne e shikojmë Kosovën si një partner me rëndësi për SHBA’në. Në këtë datë historike, uroj të gjitha të mirat për popullin e Kosovës.

 Sinqerisht

Donald J Trump. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme