Kjo është marrëveshja e PAN-it për ndarjen e posteve ministrore

Koalicioni PDK-AAK-NISMA ndonëse ende nuk i ka ndarë postet ministrore, ka nisur të mendoj seriozisht se kush do të ulet në krye të tyre.

Aktualisht mes PAN-it ka marrëveshje për ndarjen e pozitave kryesore në Qeveri, mirëpo burimet e Indeksonline brenda këtij koalicioni kanë thënë se asnjë ministri nuk është ndarë ende mes tri partive të koalicionit.

“Nuk ka asgjë të prerë sa i përket ndarjes së posteve ministrore. Marrëveshja është që PDK do të ketë nëntë ministri, AAK tri, Nisma për Kosovën po ashtu tri, ndërsa të tjerat iu takojnë minoriteteve. Kryeministri do t’i takoi AAK-së, PDK ka postin e kryeparlamentarit ndërsa NISMA zëvendëskryeministrin”, ka thënë një zyrtar i lartë i koalicionit PAN.

Sipas këtij burimi, javën e ardhshme kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës pritet të votohet edhe Qeveria Haradinaj.

“Tashmë për numra më nuk flitet sepse ata janë siguruar. Koalicionit i mbetet vetëm të ndajë dikasteret dhe t’i qaset punës me seriozitet pasi që shumë procese të rëndësishme për vendin kanë stagnuar prej vitesh”, ka thënë zyrtari i PAN-it, shkruan Indeksonline.

Ndryshe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, që të mbahet më datën 3 gusht, në orën 10:00.

Kryetarin dhe Kryesinë e Legjislaturës së Pestë të Kuvendit të Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, presidenti Thaçi i ka udhëzuar që të përgatisin edhe propozimin e rendit të ditës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme