Kjo është “Molla e Kuqe” që krejt flasin për të (Foto)

Për këtë toponim flet edhe një shprehje shumë e përdorur dikur, por e rralluar ose e zhdukur në ditët e sotme: “Do rrish urtë apo të ta bëj shtëpinë matanë Mollës së Kuqe!” Shprehja përdorej sa herë duhej t’i thoshe dikujt që mund të dërgohej larg.

E dhëna e dytë është më e “freskët” në kohë. Ka të bëjë me një dekret të vitit 1968 të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSH-së. (dekreti nr. 4381, datë 13.4.1968) Ky dekret bën disa ndryshime të rëndësishme në ndarjen administrative tokësore të vendit. Mes rreshtave gjetëm edhe një vendim që ka të bëjë me një fshat me emrin Molla e Kuqe.

Vendimi mban numrin 6, në listën e 14 vendimeve që kanë të bëjnë me rrethin e Kukësit dhe thotë: “Fshati Mollë-Kuqe shkëputet nga lokaliteti i Fanit dhe lidhet me lokalitetin e Shëmirësë”.

Do të thotë që një fshat me këtë emër ekziston edhe në këtë rreth.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme