Kjo është nëna që e mbyti djali i saj

Një burrë ka mbytur nënën e tij 85-vjeçare të cilën e dhunonte prej kohësh për shkak se ishte i alkoolizuar.

Edhe në momentin që është shoqëruar në polici, Nesim Demollari 64 vjeç ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.

Ngjarja e rëndë u shënua në qytetin e Korçës, në lagjen numër 13. Gruaja e moshuar, 85-vjeçare, Nazime Demollari u gjet e pajetë në banesën ku jetonte me të birin. 

Dyshimet e para të policisë së Korçës, janë se nëna mund të jetë mbytur nga i biri. Kunata e të ndjerës, Gjyrxhie Demollari thotë se pak momente para krimit të tmerrshëm, ishte në shtëpinë e tyre, dhe kishte shkuar të shihte kunatën e saj nëse ishte mirë me shëndet. 

Në ato moment në banesë ka ardhur edhe djali, që siç dëshmon Gjyrxhie Demollari, ishte i dehur dhe filloi të bërtiste. Pasi ajo ka ikur ka ndodhur dhe krimi i rëndë. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme