Kjo është raketa që për pak e dërgoi botën në prag të një lufte globale

Kjo raketë për pak e dërgoi botën në prag të një luftë globale.

Presidenti amerikan, Joe Biden tha në samitin e G-20 se ka të dhëna se bëhet fjalë për një raketë antiajrore.

 Specifikisht: një raketë e qëlluar nga sistemet kundërajrore S-300.

Ky është një sistem antiraketë e prodhimit sovjetik, por që përdoret si nga Rusia, edhe nga Ukraina.

Raketa goditi një fermë në lindje të Polonisë duke shkaktuar dy viktima.

Sipas agjencisë AP, Biden ka thënë se nuk ka shumë gjasa që raketa të jetë qëlluar nga Rusia.

Reuters shkruan se ekziston mundësia që raketa të jetë qëlluar nga ushtarët ukrainas me qëllim rrëzimin e një rakete ruse.

Në fakt, Rusia qëlloi të enjten Ukrainën me një numër të madh raketas. Në total mendohet se Moska lëshoi mbi 90 raketa mbi Ukrainë.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme