Bentley Continental Supersports, që është lansuar zyrtarisht gjatë javës së kaluar, është vetura më e shpejtë e kësaj kompanie – dhe vetura më e shpejtë në botë me katër ndenjëse.
Bentley ka lansuar një video të Continental Supersport për të shfaqur fuqinë e supermodelit.
Bentley Continental Supersports ka 700 kuajfuqi, e që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.2 sekonda.
Continental Supersports ka motorin e kësaj kompanie W12, i cili bën që vetura shpejtësinë maksimale ta ketë 340 kilometra në orë.