Gjatë fundjavës së zgjatur, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë në mëngjes. Pasdite, moti do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta, njoftoi Departamenti Meteorologjik.
Për shkak të energjisë së lartë në atmosferë, është e mundur që proceset lokale të zhvillohen në një stuhi me shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe breshër, parashikojnë sinoptikanët.
Në Shkup, gjatë fundjavës moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë në mëngjes. Pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Në disa pjesë të luginës proceset do të jenë në formën e stuhive me shira të rrëmbyeshëm intensiv, erëra të forta dhe kushte për breshër.
The post Kjo fundjavë do të jetë e nxehtë, por janë të mundshme edhe stuhi të forta lokale appeared first on Alsat.



