Kjo gjë e rrezikon shumë shëndetin tonë, por deri tani se kishim ditur

Shëndeti ynë është në rrezik për shkak të çarçafëve ku flemë. Të gjithëve u pëlqen të kalojnë më shumë kohë në shtrat. Qoftë vetëm apo me shoqëri, një gjë është e vërtetë – ne kalojmë më shumë se një të tretën e jetës sonë në shtrat. Por ky vend komod mund të bëhet shpejt një terren mbarështues për bakteret dhe kërpudhat. Kjo është sipas mikrobiologut Philippe Tierno nga Universiteti i Nju Jorkut.


Duam t’ju kujtojmë se para disa kohësh u bë e qartë se nuk duhet ta rregullojmë fare shtratin herët në mëngjes, sepse është shumë e rrezikshme. Por doli se ekziston një tjetër kërcënim për shëndetin tonë. e papritur (ose jo), por qëndron në atë se sa shpesh i lajmë çarçafët ku flemë.
“Nëse lihet pa trajtuar për një kohë të gjatë, jeta mikroskopike në palosjet e çarçafëve mund të na bëjë edhe të sëmuremi”, tha Tierno.

 Për të parandaluar këtë, çarçafët duhet të lahen një herë në javë.

Njerëzit prodhojnë më shumë se 70-80 litra djersë në shtrat çdo vit. Dhe kur është e ngrohtë dhe e lagësht, ky kombinim bëhet ajo që shkencëtarët e quajnë “një mjedis ideal për zhvillimin e kulturave kërpudhore”.


Përveç mikrobeve, shtrati juaj është i mbushur me “banorë” të tjerë – qeliza të vdekura të lëkurës, sekrecione, polen, dhe, gëzof të kafshëve dhe madje edhe jashtëqitje të kafshëve.
Ky koktej bëhet i rrezikshëm pas rreth një jave. Papastërtia mund të shkaktojë teshtitje dhe kollë, sepse mikrobet janë aq afër gojës saqë thjesht detyroheni t’i thithni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme