Violeta, bashkëshortja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselit, me rastin e Ditës së Demokracisë, ka vizituar Kuvendin e Kosovës.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, kam pritur dhe takuar shumë qytetarë dhe nxënës nga e mbarë Kosova. Edhe bashkëshortja ime Violeta, me nxënësit e saj, erdhën për vizitë dhe bëmë fotografi pranë Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Këtë ditë shumë të rëndësishme, e festuam me miqtë tanë amerikanë, që po qëndrojnë gjithmonë pranë nesh në forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor. Urime Dita e Demokracisë!”, ka shkruar Veseli në profilin e vet në “Facebook”.