Kabineti i Kryeministrit Ramush Haradinajt është përforcuar edhe me një kuader nga fusha e mediave.
Zëdhënëse e Qeverisë do të jetë ish-moderatorja e Klan Kosovës, Donjeta Gashi, raporton Magazina.al
Vendimi tashmë është zyrtar dhe Donjata e cila është magjistre e Letërsisë shqipe, do të jetë zëri i Qeverisë dhe pritet të fillojë punën nga janari i vitit 2018.
Ky lajm është konfirmuar për Magazina.al nga kabineti i Ramush Haradinajt.
Përveç si zëdhënëse, Donjeta Gashi do të jetë edhe drejtoreshë e zyres per informim.
Gashi që është kandidate për Doktorraturë në UP drejtimi Letërsi shqipe, njihet si një ndër moderatoret më të mira që ka pasur Klan Kosova.
Ajo është e martuar dhe ka një vajzë.