Klajdi Buza posedonte armë pa leje, si ndodhi ngjarja në Rinas! Policia e Shtetit jep detaje: 34 vjeçari qëlloi në drejtim të bluve nga brenda subjektit të tij!

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen në Tiranë, pranë Rinasit, ku 34-vjeçari, Klajdi Buza, qëlloi me armë zjarri ndaj efektivëve, gjatë operacionit për arrestimin e tij.


Sipas bluve, Policia e Shtetit ishte informuar për 34 vjeçarin se posedonte armë zjarri pa leje brenda strukturës së tij, ndaj dhe zhvilluan operacion për arrestimin e tij.

Pasi i riu ka pikasur efektivët, hapi zjarr ndaj tyre teksa ndodhej tek subjekti i tij, plumba të cilat fatmirësisht nuk preku asnjë prej oficerëve.

I riu i arrestuar nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi sipas të dhenave ai është arrestuar edhe në vitin 2022 pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës.

Klajdi Buza i cili u arrestua sot nga policia, nuk është emër i panjohur për policinë, teksa në vitin 2015 ai denoncoi vjedhjen e makinës së tij ‘‘BMW X 5’me targa AA 987 BC.

Policia në atë kohë njoftoi se mjeti ishte gjetur i braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Qëlloi drejt Punonjësve të Policisë, gjatë një aksioni policor për kapjen e tij, vihet në pranga 34-vjeçari.

34-vjeçari me precendent  kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës  Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore.

Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet K. B, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij.

Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme