Të martën në Panairin e Industrisë së Transportit në Berlin, kompania Qatar Airways ka zbuluar dizajnin e ri të klasës biznesore të quajtur Qsuite Business Class.
Kompania nga Katari ka bërë revolucion në aviacionin civil. Tash, klasi biznesor i kësaj kompanie është edhe bërë edhe më i mirë.
Më poshtë ju paraqesim një pamje më të afërt të investimit të kompanisë nga Katari.
Kjo është klasa biznesore e kompanisë së fluturimeve Qatar Airways. Impresive e me detaje fine, në shikim të parë duket edhe e shtrenjtë.
Kjo është klasa biznesore e kompanisë së fluturimeve Qatar Airways. Impresive e me detaje fine, në shikim të parë duket edhe e shtrenjtë.
Në kabinat e aeroplanit ofrohet privatësi, ku mund madje edhe të lexohet në qetësi.
Në fakt, brenda sistemit të argëtimit nëpër kabina ofrohen më se 3 mijë opsione si programe e të tilla.
Familjet mund të zgjedhin të flenë ndaras, por kur të vijë koha për të ngrënë, dizajni ofron mundësi që familjet të hanë së bashku.
Për familjet me fëmijë të vegjël, ofrohet një luks i posaçëm. Fëmijët mund të flenë pranë nënave të tyre në qetësinë dhe luksin e investimit të Katarit. /gazetametro.net