Tre muaj pas tragjedisë së Koçanit, një i lënduar vazhdon të jetë në gjendje kritike. Drejtori i Fondit Shëndetësor Sasho Klekovski bëri thirrje që të lënduarit të mos shpejtojnë për ndërhyrje kirurgjikale. Ai gjithashtu theksoi se janë ftuar mjekë ekspertë për djegie nga Izraeli por nuk kanë ardhur për shkak të luftës, ndërsa janë në pritje të ekspertëve nga Sllovenia.
“Është situatë e pandryshuar, pesë pacientë të lënduar janë jashtë vendit, pesë janë në Shkup, një paciente ende është në gjendje të vështirë shëndetësore, tek ajo problemi është infektimi dhe po trajtohet me antibiotikët më të mirë të kohës”, deklaroi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor. /Alsat.mk