Klekovski: Analizat e ujit në Gostivar janë në pronësi të qytetit, sugjeroj të publikohen

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski tha se Ministria e Shëndetësisë nuk do t’i publikojë rezultatet nga analizat e ujit në Gostivar meqë ato janë në pronësi të Ujësjellësit dhe Qytetit të Gostivarit. Ministri tha se megjithatë Ministria do t’i publikojë më 20 gusht të gjitha të dhënat për epideminë. I pyetur rreth cilësisë së ujit në Shkup, Klekovski sërish siguroi qytetarët se uji është i sigurt për konsumim.

“Rezultatet nga kontrolli i ujit janë në pronësi të ndërmarrjes publike të Gostivarit dhe të Qytetit të Gostivarit. Atë që Ministria do ta publikojë janë rezultatet që janë relevante për epideminë, ndërsa ato janë prej 1 janarit 2026 deri në pikun e epidemisë. Megjithatë, nuk shoh problem pasi ato janë kontrolle ditore, të publikohen, mund t’i sugjeroj edhe Ndërmarrjes Publike dhe Qendrës Publike të Tetovës që t’i publikojnë. Pra nuk ka asgjë kontestuese”, deklaroi Sasho Klekovski, Ministër i Shëndetësisë./Alsat.mk.

The post Klekovski: Analizat e ujit në Gostivar janë në pronësi të qytetit, sugjeroj të publikohen appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme