Unë personalisht avokoj për lista të hapura sepse do të fitohen deputetë me legjitimitet më të gjerë, tha sonte në “Programi 200” në Alsat, anëtari i Komisionit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Sasho Klekovski.
– Advertisements –
Siç shton ai, partitë flasin për numrin e zonave, por jo për listat.
“Për mua interesi afatgjatë i shtetit është legjitimiteti i shtuar i Kuvendit. Se si do ta arrijmë këtë kërkon dialog mes palëve. VMRO për momentin qëndron për një njësi, Aleanca për tetë njësi, BDI për tre… të gjithë i shmangen hapjes së çështjes së listave të hapura”, thotë Klekovski./ Alsat.mk