Dizenjatori i Apple, Marc Newson, një nga baballarët e Apple Watch, ka krijuar një objekt të çmuar edhe pse pajisjet e Apple nuk është se janë ekonomike.
Profesionisti ka nxjerrë një klepsidër me prodhim të kufizuar me një çmim stratosferik prej 1200 dollarësh.
Rishikimi ekskluziv i orës klasike me rërë, që përdorej që në Mesjetë, tashmë është i pranishëm në versionin ekonomik në disa lojëra tavoline, por klepsidri i Newson ka përmasat 15 me 12.5 centimetra, peshon 1.5 kg dhe ka në brendësi 1.249.996 nanosfera me diametër 0.6 mm, me inoks të veshur dhe i mbuluar me bakër, si dhe me një shtresë antikorozive për të shmangur ngjyrën jeshile me kalimin e kohës. Xhami është punuar me dorë në Europë dhe çdo pjesë është unike.
Objekti i veçantë ka dalë në shitje në faqen Hodinkee, e specializuar në shitjen e orëve. Klepsidri do të ketë një tirazh prej 100 copësh. Për momentin ekzistojnë vetëm 6, dhe 4 të tjera do të jenë gati në qershor. Parashikimi i shitjeve është 10 të tillë në muaj.